Disa detaje interesante nga kuqezinjtë tanë pak orë para ndeshjes
Disa orë para ndeshjes ndaj Italisë janë publikuara disa të dhëna mjaft interesante për formacionin e mundshëm që mund të hedh në fushë që nga minuta e parë Giani De Biasi.

Pas mungesës së Mavrajt, Sokol Cikalleshi dhe Odise Roshi janë lojtarët më të gjatë në formacion e De Biasit me 1.87 m. Të ndjekur nga portieri Thomas Strakosha me gjatësi 1.86 m.

Kurse pas tyre vijnë Arlind Ajeti dhe Andi Lila me me gjatësi 1.84. Lojtari që peshon më shumë është Ajeti me peshë 83 Kg. pas mbrojtësit të Torinos vjen Veseli me 80 kg, Cikalleshi dhe Lila me peshë 79 kg.

Ndeshja Itali-Shqipëri fiton sonte në orën 20:45 në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos.
Shtuar më 24/03/2017, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori