Disa fakte që s’i keni ditur për Eto, nga gjuajtja me shishe ndaj Aragones, tek koleksioni i makinave luksoze
Samuel Eto do të mbahet mend si një nga sulmuesit më të mirë viteve të fundit në futboll.

Afrikani i famshëm arriti kulmin e suksesit me Barcelonën duke fituar të gjithë titujt e mundshëm.

Por, kur luante te Mallorca, ai mori një mesim të mirë për jetën futbollistike. Gjatë një ndeshje Zaragoza-Mallorca , kamerunasi u zëvendësua disa minuta pas fillimit të pjesës së dytë … dhe konflikti shpërtheu.

Etoó goditi një shishe dhe u ankua tek Aragones të cilin edhe e ofendoi. Aragones iu afrua lojtarit, e tundi atë, duke e kapur me fanellë: “Jo me mua, a e dini? Shikoni fytyrën time” .

Ky rast për Eton ishte një mesim jete ngase pas këtij konflikti, marrëdhëniet e tij me Aragones ishin sikur baba me të birin, shkruan Indeksonline.

Kur kishte luajtur te Barcelona, Guardiola në një moment nuk kishte llogaritur në shërbimet e tij. Ai kishte vendosur ta vë Eton në shitje.

Por, ka qenë afrikani ai që e ka lutur trajnerin spanjoll.

“Do të më kërkosh falje, sepse unë jam ai që do ta bëj Barcelonën të fitojë gjithçka, dhe jo Messi” i kishte thënë Eto, Guardiolës.

Dhe, pas kësaj, Pep ishte bindur që t’i jap edhe një shans Etos, të cilin shans ai e arsyetoi në mënyrën më të mirë.

Samuel Eto’o gjithmonë i donte makinat . Dëshmi për këtë është se mbi to u shpenzuan më shumë se 4 milionë euro .

Një Bugatti Veyron, një Aston Martin One-77 ose një Maybach 57S Xenatec janë ndër koleksionin e gjerë që ai grumbulloi gjatë gjithë karrierës së tij.

Në një rast ai madje pranoi se nuk dinte sa vetura kishte.

Kur ishte pjesë e Barcelonës, aq shumë vetura kishte bërë, sa që disa nga to detyrohej ti linte të parkuara në “Camp Nou”.
Shtuar më 06/04/2020, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori