Disa nga arsyet kryesore se pse Modric do të qëndrojë te Real Madrid
Luka Modric u spekulua gjatë gjithë vitit të kaluar se kërkon të largohet nga Real Madridi.

Por, duket se gjërat kanë ndryshuar dhe raportohet se kroati ka vendosur të përfundojë karrierën te Los Blancos.

Gazeta e përditshme spanjolle "AS", ka renditur disa nga arsyet kryesore që e kanë shtyrë mesfushorin të ndërroj mendim.

Në fakt 33-vjeçarit i mbaron kontrata në verën e vitit të ardhshëm, por zyrtarët e kampionit botëror dëshirojnë ta kenë së paku deri në vitin 2022 lojtarin që u shpall më i miri në rruzullin tokësor.

Një prej arsyeve kryesore thuhet se është familja dhe stabiliteti financiar, ku lojtari është i kënaqur me trajtimin që i bëhet në qytetin e Madridit.

Gjithashtu përfshihet edhe fitimi i “Topi i Artë”, ndërtimin e një trashëgimi të qëndrueshme, paga si dhe marrëdhënia e mirë me presidentin e Realit, Florentino Perez. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori