Disa persona kërcënojnë me jetë futbollistët e Sopotit
Një ngjarje e rrallë ka ndodhur sot në afërsi të Krujës, ku futbollistët e skuadrës së Sopotit janë kërcënuar me jetë nga persona ende të paidentifikuar.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se disa persona që udhëtonin me një mjet tip ‘Furoristradë’, kanë ndaluar autobusin me të cilin udhëtonte për në Krujë skuadra, ku pritej të zhvillohet takimi Sopoti-Pogradeci.

Ata kanë kërcënuar dhe shatanzhuar lojtarët që t’ia linin fitoren skuadrës së Pogradecit.

Mënjeherë pas kësaj ngjarje, përfaqësues të ekipit të Librazhdit kanë vënë në dijeni policinë e cila mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet. Këta persona ende nuk janë kapur nga policia.
Shtuar më 16/04/2016, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori