Disiplina dënon Cristiano Ronaldon
Komisioni i Disiplinës pranë Ligës spanjolle të Futbollit ka dënuar me dy javë pezullim yllin e Real Madrid Cristiano Ronaldo. Gjithçka lidhet me episodet në ndeshjen e fundjavës ndaj Cordobas ku portugezi qëlloi dy mbrojtësit kundërshtar Edibar dhe Crespo.

Arbitri i ndeshjes i tregoi kartonin e kuq "Topit të Artë", ndërsa sot ka ardhur edhe vendimi i Disiplinës çka bën që Ronaldo të humbasë ndeshjen e së shtunës kundër Real Sociedad dhe atë ndaj Sevillas pas dy javësh, ndërsa do të jetë gati për derbin ndaj Atletico Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2015, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori