Disiplina nuk e fal konfirmohet pezullimi Higuain

Nuk ka ulje dënimi për Gonzalo Higuain. Dy ndeshjet skualifikim për “Pipita” mbeten. Kjo është ajo që u vendos në zyrat e selisë së Gjykatës Federale të Apelit të Romës, ku sulmuesi i Milanit u paraqit këtë të premte, rreth 12:30, për të motivuar kërkesën e tij për rishkim të dënimit.


Gjithçka ka në bazë shpërthimin e sulmuesit argjentinas ndaj gjyqtarit, gjatë ndeshjes së luajtur në “San Siro” ndërmjet Milanit dhe Juventusit, më 11 nëntor. “Hetimi” i argjentinasit zgjati vetëm 15 minuta. Në këtë kohë, Higuain u përpoq të shpjegonte arsyet që e detyruan atë, të paraqiste ankesën. Sot ishte fjala e fundit. Dy ndeshjet pezullim mbeten në fuqi.

Ndërkohë ndeshjet që nuk do luajë Higuain janë atë ndaj Lazio në transfertë dhe atë ndaj Parmës në shtëpi. /albeu.com/


Shtuar më 23/11/2018, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori