Dita e derbit, bllokohen rrugët e Tiranës, policia e kryeqytetit zbardh planin e masave
Policia e
Tiranës nëpërmjet një njoftimi publik, ka bërë të ditura masat që ka marrë në lidhje me derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana, që do zhvillohet ditën e sotme, me fillim nga ora 19:00.
Policia njofton se që prej orës 16:00, do të bllokohen disa rrugë pranë territorit të
stadiumit “Air
Albania”, deri në përfundim të ndeshjes.
Ndërkohë,
policia ka bërë edhe itinerarin që do të ndjekin rrugëtimet e dy tifogrupeve, të Partizanit dhe të
Tiranës, për të shkuar drejt
stadiumit.
Njoftimi i plotë i Policisë
“Masa për garantimin e
rendit dhe sigurisë gjatë ndeshjes sportive “Derbi” që do zhvillohet në stadiumin “Air
Albania”. Në zbatim të ligjeve të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka hartuar planin e masave për mbarëvajtjen e sigurisë dhe
rendit në aktivimin sportiv futbollistik Partizani – Tirana që do të zhvillohet në datën 13.12.2019, ora 17:00, në stadiumin “Air
Albania”.
Masat e marra nga
Policia e
Tiranës konsistojnë në sigurimin e
rendit dhe sigurisë publike, në të gjithë territoret jashtë
stadiumit dhe në të gjitha rrugëkalimet.
Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e qarkullimit të mjeteve nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, në segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara:
Sheshi “Nënë Tereza”;
Pjesë të segmentit të rrugës “Lek Dukagjini”;
Rruga “Dervish Hima”;
Përreth
stadiumit “Air
Albania” ;
Do të kufizohen rrugëkalimet gjatë kohës së kalimit të tifozëve të Partizanit dhe
Tiranës.
Po kështu kërkon mirëkuptimin e tifozëve të Sport Klub Partizanit dhe Sport Klub Tirana që të zbatojë kërkesat e mëposhtme:
Tifozët e Sport Klub Partizanit do të grumbullohen tek 21 Dhjetori dhe do të kalojnë në itinerarin për tek stadiumi “Air
Albania” nga:
21 Dhjetori;
ura “Vasil Shanto”;
kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”,
rruga “Sulejman Delvina”;
Libri Univeristar;
Presidenca drejt për tek COIN;
Hyrjet tek tribuna N dhe E të
stadiumit dhe anasjelltas;
Tifozët e Klub Sport Tirana do të grumbullohen te Teatri i Kukullave dhe do të kalojnë në itinerarin për tek stadiumi “Air
Albania” nga;
Ministria e Brendshme, Pedonalja;
rruga “Xhorxh Bush”;
Ura e Elbasanit, rruga e “Elbasanit”;
Ambasada e SHBA-së;
Kthim në rrugën “Dervish Hima;
Kthim në rrugën “Sheh Ahmet Pazari”;
Tribuna “S” dhe kthim anasjelltas;
Policia garanton dhe siguron lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.
Policia e
Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive në zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.
Do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si armë apo lëndë piroteknike etj ). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit.
Policia bën me dije se në rastet e prishjes së
rendit dhe qetësisë publike do të ndërhyjë në ambientet e brendshme të
stadiumit për rivendosjen e
rendit dhe shoqërimin e shkelësve të ligjit në ambientet e Policisë për procedim penal apo administrativ.
Ndaj shkelësve do të zbatohen me korrektësi dhe përgjegjësi kërkesat e akteve ligjore në fuqi”.
Shtuar më 13/12/2019,
ora 10:06