Dita e ndeshjes në Champions, Interi luan shansin e fundit
Mbrëmjen e sotme rikthehet Liga e Kampionëve, teksa Inter ka edhe një shans të fundit për kualifikimin.

Në fakt, mundësitë e zikaltërve janë zbehur ndjeshëm pas disfatës ndaj Real Madridit, mirëpo nëse ia dalin të fitojnë në Gjermani, ndaj Borusia Monchengladbach shpresat rikthehen minimalisht, ndërsa Interit do t’i bënte shumë punë që edhe Real Madrid të fitonte ndaj Shaktar Donetsk.

Ndërkaq, vështirësia qëndron te fakti se ekipi gjerman sot ndaj Interit mund të marrë kualifikimin nëse fiton, por edhe një barazim do ta bënte të ndjehej i sigurt për hapin e radhës.

Ndërkohë, në një situatë jo shumë të lehtë është edhe Atletiko Madrid.

Barazimi i fundit në shtëpi përballë Lokomotivës së Moskës detyron spanjollët të kërkojnë me çdo kushte tre pikët ndaj Bayern Munchen, pasi vendi i dytë është në rrezik pikërisht nga ekipi rus.

Sakaq, në Grupin D, ka ndeshje interesante mes Liverpool dhe Ajax.

Diferenca e skuadrave është tre pikë dhe të kuqtë kanë vështirësuar pozitat, ndaj duhet të fitojnë patjetër, ndërsa po tre pikë pas tyre është edhe Atalanta, e cila në letër ka një sfidë të lehtë ndaj Midtjylland.
Shtuar më 01/12/2020, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori