Në Angli presin të rifillojë kampionati, por lajmet që vijnë nga testimi i futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit të
klubeve, nuk janë aspak optimiste, pasi në
ditën e tretë është shtuar sërish numri i atyre që kanë
rezultuar pozitivë.
Kështu nga 1008 teste të kryera
ditën e sotme, 4 persona kanë
rezultuar pozitivë, ndërsa lajmi u bë i ditur fillimisht nga BBC dhe më pas u konfirmua edhe nga drejtuesit e ligës së futbollit në Angli.
Identiteti i të prekurve nuk bëhet i ditur, ndërsa ata mund të jenë futbollistë ose staf i
klubeve, por vlen të theksohet se gjatë këtyre tre ditëve të testimeve janë kryer 2572 tamponë dhe kanë
rezultuar 12 persona pozitivë ndaj koronavirusit.
Shtuar më 28/05/2020,
ora 09:15