Dita që Ronaldo dhe Messi të jenë të barabartë para historisë erdhi
Pëlqej
Nesër do të zhvillohet ceremonia e famshme e dorëzimit të Topit të Artë, për futbollistin më të mirë të vitit 2017. Në listë janë 30 kandidatë, por gara finale do të zhvillohet mes yllit portugez të Realit, Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Argjentinasi e ka fituar 5 herë trofeun më prestigjoz të vitit, për futbollistë, ndërsa portugezi renditet i dyti me 4 Topa të Artë. Gjithsesi, kjo mund të jetë nata e fundit si numri 2 për Ronaldon, pasi ai shikohet si futbollisti më i mundshëm për të triumfuar në ceremoninë e nesërme. Portugezi favorizohet nga triumfi në Champions League me Realin, kompeticion ku shënoi plot 18 gola, ndërsa në total shënoi 46 gola në ndeshjet zyrtare të këtij viti.

Nga ana tjetër, Messi pritet të ndajë fronin me Ronaldon, ndërkohë që duhet të punojë veçanërisht në kampionatin botëror, për të synuar triumfin personal vitin tjetër. Në listën e kandidatëve janë edhe Hazard, Neymar, De Bruyne, etj. , por duket se këta do të kenë shanse reale vetëm nga viti 2018 e në vazhdim. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 09:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori