Ditë e veçantë për Ronaldon, si sot para 15 vitesh…
Një ditë e shënuar është kjo e sotmja për Kristiano Ronaldon. Si sot 15 vite më parë lojtari portugez ka bërë në moshën 19 vjeçare debutimin për skuadrën e Mançester Junajtidit.5 herë fituesi i “Topit të Artë” pati performancë të mirë te anglezët dhe kjo bëri që Florentino Perez ta marrë menjëherë në ekip te Reali i Madridit.

Te spanjollët Ronaldo qëndroi për plot 9 sezone ku pati shkëlqimin e karrierës së tij duke fituar trofe të panumërt personal dhe me skuadrën. Ndërsa këtë vit ai u largua duke bërë bujë në drejtim të skuadrës së Juventusit.

Shtuar më 16/08/2018, ora 21:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori