Ditë e zezë në futboll, mbrojtësi i Wigan humbet jetën për shkak të leuçemisë
Një lajm i rëndë ka tronditur botën e futbollit. Ish-mbrojtësi i skuadrës angleze Vigan, ka ndërruar jetë nga sëmundja e leuçemisë.

Huan Carlo Garcia ka humbur betejën me sëmundjen në moshën 29-vjeçare, ndërsa u diagnostikua në vitin 2015 kur ishte i huazuar te Tenerife.

Lajmi për humbjen tragjike është komunikuar nga klubi anglez në Twitter.

Wigan Atletic ka konfirmuar se në sfidën e radhës ndaj Peterborough do të mbahet një minutë heshte. Garcia ka qënë pjesë edhe e kombëtares së Hondurasit ku u aktivizua në 34 ndeshje dhe shënoi 1 gol. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2018, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori