Ditë vendimtare për James Rodriguez te “bavarezët”
Qëndrimi i James Rodriguez te Bayern Munich nuk është aspak i sigurt. Megjithatë, këtë javë mund të vijë vendimi përfundimtar.

Përfaqësuesit e klubit dhe të lojtarit do të takohen për të folur mbi të ardhmen e kolumbianit.

Siç raporton gjermania Sport Bild, drejtuesit e klubit bavarez nuk duken të sigurt për të shfrytëzuar opsionin e blerjes përfundimtare që ka të përfshirë në marrëveshjen me Real Madrid.

Edhe James ka dyshimet e tij, pasi në rast të afrimit të Ziyech ose Werner, konkurrenca për të do të bëhej më e fortë.

Mundësi të tjera për 26-vjeçarin ka plot, Juventus dhe Arsenal janë duke vëzhguar situatën e tij.

Një rikthim te Real Madrid nuk është i pamundur, por probabiliteti është shumë i vogël. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2019, ora 19:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori