Ditë vendimtarë për të ardhmen e Grezdës te Rangers
Eros Grezda e ka mbyllur në mënyrën më të keqë sezonin te skuadra e Rangers. Shqiptari ka kaluar një periudhë dëmtimhesh duke mos arritur në zerë një vend titullari në formacionin e Gerrard.

Në lidhje me të ardhmen e tij ka folur dhe menaxheri, Ives Cakarun. "Ka interes për të, por të shohim. Ai është i mërzitur që u dëmtua dy herë. Ai e pëlqen Rangersin, e pëlqen Glasgoëin, le të shohim.

"Po luan me kombëtaren e Shqipërisë dhe javën e ardhshme do të flasim me klubin. Ai do të ishte i lumtur nëse do të qëndronte te Rangers, por nëse nuk ndodh, kjo është jeta.

"Ai është ende në kontratë me Rangers dhe në këtë moment nuk mund të jap një përgjigje konkrete. Do të marrim vendimin me trajnerin. Ai nuk do të kthehet në Kroaci. Të gjithë e dimë se është i mërzitur se nuk ka treguar veten e tij si duhet te Rangers", - u shpreh menaxheri i tij, Ives Cakarun.
Shtuar më 01/06/2019, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori