Ditë zie për Piro Dhimën, humb njeriun më të afërt (FOTO LAJM)

Pëlqej
Piro Dhim, kampioni olimpik i Greqisë me origjinë nga Shqipëria është duke kaluar ditë të vështira.

Mediat greke raportojnë se bashkëshortja e tij, Anastasia ndërroi jetë sot pas një lufte të gjatë me kancerin, raporton Albeu.com.

Mësohet se ajo vuante prej vitesh nga sëmundja në fjalë, gjë e cila solli edhe tërheqjen e tij nga politika.

Disa muaj më parë, Piro Dhima kishte humbur edhe babain e tij nga një atak kardian. Ai vazhdonte të banonte në Himarë dhe kishte shkuar në Greqi për të qendruar disa kohë.

Piro Dhima është fituesi i tre medaljeve të arit të pëshengritje dhe një ndër sportistët më të vlerësuar në Greqi.

Ai ka lindur në Himarë në vitin 1971 dhe u largua për në Greqi në fillim të viteve '90 duke garuar për flamurin helen. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori