Ditëlindja e Maradonës, Cristiano Ronaldo ka një urim special për të
Legjenda e Argjentinës, Diego Armando Maradona, feston ditën e sotme 60-vjetorin e lindjes. Ish-sulmuesi, i cili konsiderohet si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave nga shumë njerëz, ka marrë shumë urime nga bota e sportit dhe jo vetëm.

Revista prestigjioze franceze “France Football” i ka kushtuar një botim të veçantë “Pibe de Oros”, i cili ka bërë miliona tifozë që të ëndërrojnë falë lojës së tij së jashtëzakonshme. Nga triumfet me Argjentinën tek shkëlqimi tek Napoli, karriera e Diegos do të mbahet mend gjatë.

Mes shumë mesazheve, revista ka veçuar dhe urimin e Cristiano Ronaldos, i cili e pranon se është inspiruar nga Maradona. “I uroj Diegos një ditëlindje sa më të bukur. Shpresoj që ai të jetë mirë. Ju po thoni që ai i ka bërë njerëzit të ëndërrojnë? Epo kjo është e vërtetë dhe unë jam njëri prej tyre."

Diego ka qenë një lojtar absolutisht i pabesueshëm, e gjithë bota e di se çfarë ka bërë ai. Ajo që bëri ai me topin në fushë është ajo që ëndërrojnë të bëjnë të gjithë fëmijët që luajnë futboll”, janë fjalët e yllit të Juventusit.
Shtuar më 30/10/2020, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori