"Gjyshi" i Botërorit është kolumbian dhe luan në portë. Faryd Mondragon feston sot 43-vjetorin e tij të lindjes në një kohë shumë të mirë për Kolumbinë, që ka siguruar biletën për në fazën tjetër të Botërorit "Brazil 2014".
Asnjë futbollist kaq i vjetër nuk ka marrë pjesë ndonjëherë në një Kupë Bote. Rekordi mbahet nga kamerunasi Roger Milla, që në moshën 42-vjeçare ishte pjesë e Kupës së Botës "USA 94".
Por sot festojnë ditëlindjen edhe dy futbollistë të tjerë pjesëmarrës në Botëror: Ismael Tiote i Bregut të Fildishtë feston 28-vjetorin, ndërsa greku Katsouranis feston 35-vjetorin.
Nuk kanë munguar urimet edhe nga FIFA. /albeu.com/