Edhe pse e kanë pothuajse në xhep titullin kampion në Premier League, Manchester
United vijon të fitojë në mënyrë të "pamëshirshme" duke respektuar deri në fund kampionatin dhe tifozët. Një gol i Carrick në minutën e 4 dhe Robin Van Persie në të 67 i dhanë tre pikët e rradhës "
Djajve të Kuq" në transfertën ndaj
Stoke City.
Pas kësaj fitoreje
United ndodhet në krye me 80 pikë, 15 më shumë se rivalët e
City kur kanë mbetur edhe 7 javë kampionat, ndërsa
Stoke rrezikon rënien në Championship pasi ka vetëm 34 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2013,
ora 17:09