"Djajtë e kuq" nuk e duan më Eriksenin, përfundojnë negociatat
Manchester Unitedi i ka dhënë fund negociatave me Tottenham për blerjen e Eriksenit.

Atij i ka mbetur më pak se një vit në kontratën me "djajtë e kuq", ndërsa më parë u fol se do të kalonte tek Real Madrid.

Sipas BBC, “Djajtë e kuq” janë të bindur se danezi e preferon një transferim në Spanjë dhe për këtë arsye ata duan të përqendrohen për ta transferuar ndonjë futbollist tjetër para se të mbyllet afati kalimtar në Angli, nesër.

E përditshmja spanjolle, Marca, pretendon se skuadra e Ole Gunnar Solskjaer do të ishte e gatshme ta shesë Paul Pogban, nëse do të kishin arritur marrëveshje për transferimin e danezit.=
Shtuar më 07/08/2019, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori