"Djajtë" e mbyllin me goleadë, Arsenali në Champions (VIDEO)


Arsenal fiton 0-1 në ndeshjen e fundit të Premier League kundër Newcastle dhe pret biletën për në Champions League sezonin e ardhshëm. Një gol i Koscielny në minutën e 52 i jep mundësinë "Topçinjëve" të jenë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë dhe duke i hequr mundësinë Tottenham, i cili duhet të ngushëllohet me Europa League.

Bashkë me ArsenalChampions League do të luajë edhe Chelsea që fitoi 2-1 në shtëpi përballë Everton.

Manchester United, kampion i Premier League, e ka mbyllur sezonin me goleadë përballë West Bromwich duke barazuar 5-5. Manchester City ka toleruar duke u mposhtur në shtëpi 2-3 përballë Norwich, ndërsa Liverpool ka fituar 1-0 në shtëpi përballë QPR me gol të Coutinho. /albeu.com/

Champions League: Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Arsenal.

Në Europa League: Tottenham, Everton, Liverpool dhe Wigsn di fituese e FA Cup.

Bien në Championship: Wigan, Reading dhe QPR.

Chelsea 2 - 1 Everton
Liverpool 1 - 0 Queens Park R.
Manchester C. 2 - 3 Norwich C.
Newcastle U. 0 - 1 Arsenal
Southampton 1 - 1 Stoke C.
Swansea C. 0 - 3 Fulham
Tottenham H. 1 - 0 Sunderland
WBA 5 - 5 Manchester U.
West Ham U. 4 - 2 Reading
Wigan Athletic 2 - 2 Aston Villa

Shtuar më 19/05/2013, ora 19:53
chelsea forever
e Dielë 19 Maj 2013, Ora 20:02
pse nuk e keni then qe lukaku ka shenuar hetrik 17 golla ne premier , new drogba
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori