Angel kthehet në një "djall" të vërtetë (VIDEO)
Pëlqej
Manchester United ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj QPR-së me rezultat 4-0.

Gjithçka filloi kur Angel Di Maria realizoi pas 24 minutash lojë në ndeshjen e tij të parë në Old Trafford.

Di Maria ishte fenomenal edhe në rastin e shënimit të golit të dytë që u shënua nga Herrera (36'), ndërsa asisti u dha nga Rooney..

Pjesën e parë të mrekullueshme e mbylli Rooney për 3-0 (44').

Në pjesën e dytë vazhdoi loja e mirë e United dhe ekipi i Rio Ferdinand nuk pati gjasa për të shënuar.

Në pjesën e dytë sërish Di Maria në aksion kur asistoi për Matan i cili shënoi për 4-0 dhe rezultatin përfundimtar

Adnan Januzaj hyri në lojë në minutën e 82-të dhe pati një rast të mirë shënimi në fund të takimit.

Disa minuta do të kishte edhe për Falcaon.

Pas kësaj fitore Manchester United arrin në kuotën e pesë pikëve, në vendin e nëntë (prapa Liverpoolit që ka 6 pikë).

Shtuar më 14/09/2014, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori