Djali i propozon të dashurës para ndeshjes Lazio-Inter (VIDEO)
Sikur mos mjaftonte atmosfera fantastike në stadiumin “Olimpico” dhe fitorja e Lazios me përmbysje ndaj Interit, një tifoz ka marrë një tjetër dhuratë nga klubi i tij.

Ky i fundit ka propozuar të dashurës së tij përpara fillimit të takimit të mbrëmshëm dhe për këtë i kanë ardhur në ndihmë djemtë që grumbullojnë topat anës fushe.

Në jelekët e mbajtur veshur prej tyre formoheshin fjalët “A do të martohesh me mua”. .

Ai ka bërë kështu një propozim tejet të veçantë të dashurës së tij, teksa kjo e fundit është emocionuar nga një gjest i tillë dhe ka zbritur më pas pranë fushës për t’i thënë “Po” propozimit.

Një kujtim i bukur për çiftin, të cilët në vazhdim shijuan edhe fitoren e Lazios ndaj Interit.
Shtuar më 17/02/2020, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori