Djali i Ronaldinhos firmos zyrtarsiht për klubin e njohur brazilian
Djali i legjednës Ronaldinho ka nënshkruar kontratë profesionale me kohëzgjatje gjashtëvjeçare.

Jooao Mendes nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale për ekipin që udhëhiqet nga Mano Menezes, dhe do të luajë për ekipin e të rinjve deri ta arrijë moshën 20-vjeçare.

Klubi braziliani lëshoi një komunikatë duke theksuar s "kemi nënshkruar me njërin prej yjeve të reja premtuese të futbollit brazilian me shpresën për ta futur së shpejti në ekipin e parë".

Ndërsa, vetë talenti i ri ka thënë se shpreson se do ta dëshmojë talentin e tij shumë shpejt.

"Klubi m’i ka hapur dyert. Struktura dhe dinamika e punës janë shumë të mira. Ndiej shumë dashuri për Cruzeiron dhe shpresoj se mund ta dëshmoj talentin tim së shpejti", tha Joao Mendes.
Shtuar më 07/04/2019, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori