Djokovic në finalen e "Australian Open", mund Federer-in
Novak Djokovic është finalisti i parë i "Austraian Open", pasi mposhti rivalin e tij Roger Federer në katër sete.

Tenisti serb dominoi ndeshjen ndaj zviceranit, duke humbur vetëm setin e tretë në shifrat 3-6. Setet e tjera i fitoi pa shumë vështirësi, 6-1, 6-2, 6-3, duke treguar se vazhdon të mbetet për momentin numri një në botë për këtë sport.

Në finale, ai do ta pres fituesin e sfidës Andy Murray-Milos Raonic. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2016, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori