Djokoviç: Sot filloj revanshin drejt vendit të parë
djokoviccc
Tenisti serb Novak Djokoviç do të debutojë sot në turneun e fundit Masters të këtij sezoni. Ai tha se shpreson që së shpejti të shpallet kampion bote.

“Fakti që Nadal nuk luajti në turnetë aziatikë më dha mundësinë që të afrohem me të në renditje dhe të synoj vendin e parë. Madje kam mundësinë që ta mbyll këtë vit në krye, çka do të ishte diçka fantastike.

Jam në formën optimale, kam qenë pushim javët e fundit dhe kam arritur të rikuperoj nga problemet e vogla fizike apo lodhja. Të jem si sinqertë, në turnetë e fundit kam zhvilluar ndeshje shumë të mira, çka konfirmon se jam më në formë se kurrë më parë. Nuk dua të jem arrogant, por kam besuar se një ditë do të rikthehesha fitues dhe ia dola mbanë. M’u desh pak kohë, por arrita të triumfoj sërish”, tha Djokoviç. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2018, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori