E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
Dëmtimi i Abrashit, dalin rezultatet e rezonancës magnetike
Lajme të mira vijnë nga Gjermania për Amir Abrashin nga Frieburgu. Rezonanca magnetike, të cilës i është nënshtruar mesfushori shqiptar pas dëmtimit që pësoi në kaviljen e djathtë në miqësoren me Vaduzin ka treguar se nuk bëhet fjalë për dicka serioze, madje javën e ardhshme 26-vjecari do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje.

Ndërhyrja e futbollistit të Vaduzit ishte e frikshme, madje u mendua edhe me e keqja, që lojtari shqiptar të mungonte për disa muaj, por fatmirësisht shkalla e dëmtimit nuk rezultoi e rëndë.

Freiburgu vijon fazën përgatitore në Spanjë, për të qenë gati për pjesën e dytë të sezonit. Impenjimi i parë në Bundesligë për skuadrën e Abrashit do të jetë sfida e shtëpisë me Bayernin e Mynihut, në kuadër të javës së 17-të.

Gjatë këtij sezoni mesfushori i kombëtares shqiptare është aktivizuar në 11 ndeshje të Bundesligës dhe ka shënuar një gol, në fitoren 1-3 me Ëerder Bremenin.

Shtuar më 11/01/2017, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori