Dëmtohet bomberi i kombëtares, rrezikon sfidën me Italinë
Sokol Cikalleshi rrezikon sfidën kundër Italisë. Sulmuesi kavajas ka pësuar dje një dëmtim në gju pas përplasjes në fushë me portierin kundërshtar. Cikalleshi luajti dje për Akhisar, kundër ish-ekipit të tij, Basaksehirin në takimin që përfundoi 1-1.

Në përballjen e vlefshme për Kupën e Turqisë, sulmuesi kavajas u aktivizua 30 minuta në fund, ndërsa u godit në gju pas një dueli shpejtësie me portierin kundërshtar.

Nuk dihet shkalla e dëmtimit të Cikalleshit, por ai rrezikon seriozisht të mbetet jashtë listës së De Biazit për super sfidën e 24 marsit që do të luhet në Palermo.
Shtuar më 02/03/2017, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori