Dëmtohet super talenti Kosovës, rrezikon sfidën me Kroacinë
Talenti kosovar i Vitesses, Milot Rashica, ka mbetur i dëmtuar gjatë ndeshjes me Tëenten. Rashica është detyruar të dalë nga fusha e lojës në minutën e 28-të të takimit, dhe ende nuk dihet se sa i rëndë është dëmtimi i tij.

Një lajm ky aspak i mirë për kombëtaren Kosovare e cila mund të luajë përballë Kroacisë pa yllin e saj, i cili konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të Evropës.

Në orët në vijim pritet të mesohet dhe shkalla e dëmtimit.
Shtuar më 25/09/2016, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori