"Do bëjmë futbollin që unë kam në mendje", Sarri: Bernardeschi në të ardhmen do të jetë mesfushor
Juventusi do të përballet si vendas ditën e nesërme me Helas Veronën, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 4-t në Serie A.

Në prag të kësaj sfide në konferencë për shtyp ka dalë, Maurici Sarri, i cili u shpre: “Të shohim nëse do të kemi një rotacion të vogël ose më të madh në formacion. Në Angli skuadrat zhvillojnë të gjithë sezonin me 14 lojtarë. Këtu ka një presion mendor ndryshe për lojtarët. Kjo është Juvja e Sarrit, me lojtarët që janë. Jam shumë i lumtur me lojtarët që kam në dispozicion. Do bëjmë një futboll që kam unë në mendje, por pa shkuar në të kundërtën e karakteristikave të lojtarëve. Bernardeski në të ardhmen më shumë do të jetë një mesfushor sesa një sulmues. Ne do të përpiqemi ta bëjmë atë të rritet. Secili ekip ka rrugë të ndryshme për të bërë, mos prisni të shihni Napolin e Sarrit këtu.”, theksoi tekniku italian.

Gjithashtu ai foli edhe për dëmtimin e Douglas Costës, teksa u shpreh: “Braziliani bëri shumë mirë në këtë fillim të sezonit. U mbështeta shumë te ai, pasi është i destinuar të rritet shumë. Në ditët e ardhshme do të ketë kontrolle të tjera, është një dëmtim në muskul dhe për këtë arsye do të jetë jashtë për pak kohë.”, përfundoi Sarri.
Shtuar më 20/09/2019, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori