"Do iki ditën kur futbollistët s'do më ndjekin më"
Në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes me Atletico Madrid, trajneri i Barcelonës Luis Enrique është shprehur se
nuk i nevojitet mbështetja e bordit drejtues të klubit, pasi ai po e bën punën e tij.

Tekniku asturian komentoi edhe problemet me Lionel Messin, duke deklaruar se do të largohet në atë moment kur ndonjë prej lojtarëve nuk do e mbështesë.

"A e kam mbështetjen e bordit? Unë nuk po mendojë për një gjë të tillë por për ta kryer punën time", ka thënë Luis Enrique, citon "Sport.es".

"Ditën që lojtarët nuk do të më duan, unë do të largohem. Tensioni do të jetë gjatë gjithë sezonit, është pjesë e tij. Ndoshta nëse fitojmë Champions League-n do të jemi më të relaksuar", shtoi tekniku i Barcelonës. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori