"Do ishte fantastik", Varane fton Pogban te Reali
Raphael Varane beson se Paul Pogba do të ishte një transferim “fantastik” nëse do t’i bashkohej Real Madridit.

“Mendoj se kemi një ekip të mirë. Pogba është një lojtar i mirë. Unë e njoh shumë mirë. Për çdo ekip ai do të ishte fantastik”, tha Varane.

“Kam besim te shokët e mi të skuadrës. Nëse vijnë lojtarë të rinj, ne do të shohim, por kam besim te shokët e mi të skuadrës”, përfundoi ai.

Gjatë merkatos së verës Pogba është lidhur shumë me një transferim në “Santiago Bernabeu”.
Shtuar më 31/07/2019, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori