Do jem edhe katër vite tek United
Sir Alex Ferguson
Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson beson se ai mund të qëndrojë në futboll edhe për katër vjet të tjera. Trajneri legjendar i United tashmë 25 vite pranë United kërkon edhe 4 vite të tjera.

69- vjeçari është trajneri që ka qëndruar më shumë dhe më i suksesshëm në historinë e Manchester United, duke fituar 12 titujt të Prmierligës, pesë FA Cup, katër kupa të Ligës, dhe dy herë Ligën e Kampionëve.

"Më kanë mbetur edhe 3-4 vjet. Unë ndihem mirë. Por, kur do tëlargohem, unë do ta lë një ekip të ri të fortë, i cili do të vazhdojë të jetë i suksesshëm edhe me pasardhësin tim", tha Ferguson.

Disa kohë më parë spekulohej se pasardhësi i tij mund të jetë Jose Mourinho por shumë shpejt ky spekulim u mohua nga Ferguson. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2011, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori