"Do ju fus plumbin", trajneri i Vllaznisë B tregon skandalin që ndodhi në Dibër
Një tjetër skandal ka ndodhur në Kategorinë e Parë të futbollit në Shqipëri.
Është trajneri i Vllaznisë B, Ervis
Kraja, që akuzon drejtpërdrejt administratorin e Korabit, Femi
Mëziu, se ka
kërcënuar me jetë kapitenin e skuadrës së tij, Enes Isufi.
Në takimin që Korabi vendas luajti me Vllazninë B, në fund ishin dibranët ata që fituan me shifrat 1-0.
"Administratori Femi
Mëziu na ka
kërcënuar. Lojtarëve i thoshte se do i fus plumbin. Një turp për atë person. Hynte në fushën e lojës sa herë të donte, gjithashtu i bënte presion edhe gjyqtarëve. Do ta kallëzojmë në polici", është shprehur
Kraja. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2018,
ora 21:05