Do luajë CR7 ndaj Barcelonës? Sot dita vendimtare
Cristiano Ronaldo postoi të shtunën një foto në “Instagram” ku festonte: “Siiiii”.

Dhe për juventinët u duk sikur portugezi kishte marrë përgjigjen e tamponit negativ, pas infektimit me “COVID”, por në të vërtetë ishte thjesht e kundërta.

Sulmuesi bardhezi festonte për fitoren e ish-shokëve të tij të Realit të Madridit, që mposhtën Barcelonën në klasiken spanjolle, ndërsa sot pritet që të jetë dita vendimtare.

CR7 iu nënshtrua tamponit nga përgjigjja e të cilit varet prezenca e tij në fushë të mërkurën, ndaj Barcelonës.
Shtuar më 26/10/2020, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori