"Do më rripnin si pulë nëse do blija Bale"
Sandro Rosell ka folur pa "dorashka" për të gjithë aktualitetin në futboll. Presidenti i Barcelonës ka sqaruar mbështetjen që ka Lionel Messi në klub, historinë e tratativave për të blerë Neymar, shanset që të realizonte një blerje prej 100 milionë eurosh, polemikat e Erik Abidal, por edhe mënyrën e zgjedhjes së Martinos për trajner.

I pyetur për mënyrën se si mposhtën Real Madrid përsa i përket brazilianit Neymar presidenti blaugrana u shpreh: "Kur ne arritëm një marrëveshje paraprake me babanë e lojtarit, Neymar kishte kaluar ndërkohë vizitat mjekësore për llogari të Real Madrid. Kur ne po firmosnim kontratën zyrtare me futbollistin, Reali i dërgonte e-mail Santosit për të arritur akordin. Ishin lëvizje të shpejta dhe të zgjuara".

Ndërsa për blerjen rekord të Gareth Bale numri një i Barcelonës u shpreh se nëse do ta bënte ai këtë blerje atëherë do ta rripnin.

"Nëse Reali ka blerë një futbollist për 100 milionë euro, kjo do të thotë se ata e kanë mundësinë financiare për ta bërë një gjë të tillë. Gjithsesi, nëse do e kisha blerë unë, atëherë ortakët e Barcelonës do të më kishin rrjepur si pulë". /albeu.com/





Shtuar më 10/09/2013, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori