"Do pensionohesha po mos kisha besim te aftëstë e mia"
Shkodran Mustafi e pranon se do të tërhiqej te futbolli nëse nuk do kishte me besim te aftësitë për tu rikthyer në formën më të mirë të mundshme.

Mbrojtësi gjerman me origjinë shqiptare ka shijuar më shumë minuta lojë në Emirates për Topçinjtë, që kur Mikel Arteta e ka zëvendësuar Unai Emeryn në pozitën e trajnerit.

Mustafi është përballur me shumë dyshime rreth talentit të tij dhe rreth të ardhmes së tij te klubi londinez. Megjithatë, ai e ka fituar besimin e trajnerit Arteta dhe tani po e shikon të qenët titullar sërish në skuadrën e Arsenalit.

Mustafi insiston se ai nuk është dorëzuar kurrë në betejën për ta fituar sërish një vend në formacionin e parë, përkundër që thotë se nëse do të kishte dyshime për veten do të pensionohej.

"Në fund të ditës, ne e dimë se si është futbolli. Ty gjithmonë të vjen mundësia, gjithmonë të vijnë mundësitë dhe kur fillon të mendosh se ndoshta s’mund ta përmirësosh situatën tënde, mendoj se atëherë pensionohesh nga futbolli", ka thënë Mustafi.

"Një profesionist nuk duhet të mendojë në atë mënyrë. Për mua ka qenë gjithmonë e njëjtë, unë gjithmonë tentoj t’i lë gjërat personale prapa meje dhe të jem në dispozicion për skuadrën. Sa herë që ekipi të ketë nevojë për mua, unë do të jem aty – jo vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje".

"Është e lehtë të jesh profesionist kur gjërat shkojnë mirë, por unë mendoj se është po aq e rëndësishme të qëndrosh ashtu edhe kur gjërat nuk po shkojnë mirë për ty personalisht. Duhet të jesh profesionist".

"Në fund të fundit, ne jemi këtu për të punuar dhe jemi këtu për të luajtur në një klub të madh. Unë gjithmonë kam dashur të jem i gatshëm për skuadrën dhe kurdo që ekipi ose trajneri të ketë nevojë për mua, unë do të jem aty". /
Shtuar më 04/02/2020, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori