Do qeshni me lot, ja sa u kërkoi Milani klubeve gjermane për Kalinicin
Pëlqej
Sipas Calciomercato.com, Schalke dhe Frankfurt, të dyja kishin shprehur interesim për kroatin e Milanit, Nicola Kalicin në afatin kalimtar të janarit. Marrveshja nuk u mbyll pasi kuqezinjtë kërkojnë plot 35 mln euro.

Schalke nuk kishte pranuar kurrsesi ta paguante shumën, ndërsa Frankfurt vetëm kishte shfaqur interesim për të mos u futur në bisedime. Milani preferon ta shesë kroatin për më shumë se 25 milionë euro.

Sipas ‘CM’ lojtari i ka kaluar problemet fizike dhe për ndeshjen me Romën në fundjavë pritet të jetë gati./albeu.com/

Shtuar më 22/02/2018, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori