Do ta mposhtim Barcelonën
Pëlqej
Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil është shprehur optimist se ekipi i tij do të mposhtë Barcelonën në El Clasico, që është shtyrë për 29 nëntor. "E di se ndeshja kundër Barcelonës është shtyrë për të hënën, por gjëja më e rëndësishme është ta fitojmë atë takim dhe ne do ta mposhtim Barcelonën. Ky ekip ka potencial të madh. Secili futbollist në ekip dëshiron të dëshmojë diçka dhe çdo ndeshje është e rëndësishme", tha Ozil për mediet spanjolle.

Pas 10 xhirove në La Liga, Reali është lider me 26 pikë, një më tepër se Barcelona.
Shtuar më 13/11/2010, ora 08:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori