“Do të fitojmë edhe pa Ronaldon”
Pëlqej
Sergio Ramos thotë se largimi i Cristiano Ronaldo nga Real Madridi në Juventus nuk do të ndalojë gjigantët e La Ligas për të fituar.

“Duhet të gjurmoni pak me thellë. Ne këtu gjithmonë ndihemi si një familje”, tha Ramos në një konferencë për gazetarë.

“Çelësi i suksesit ka qenë gjithmonë ky, pra ne ndihemi si pjesë e një familje. Humbja e një lojtari kaq të rëndësishëm është negative, por kjo nuk do të na ndalojë të fitojmë ndeshjet”, u shpreh mbrojtësi spanjoll. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2018, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori