Do të luajnë ndaj Uellsit, largohen tre lojtarë nga kombëtarja e Shqipërisë
Nga kombëtarja kuqezi, janë larguar tri lojtarë për shkak dëmtimi. Bëhet fjalë për Emanuele Ndoj, 21-vjeçarin që aktivizohet te Breshia, Egzon Binaku që mbron ngjyrat e Malmos dhe Berat Gjimshiti, i cili është rikthyer në Itali te Atalanta.

Vetë Federata Shqiptare e Futbollit konfirmoi lajmi se tri futbollistët janë larguar nga grumbullimi dhe nuk do të jenë të pranishëm për takimin kundër Uellsit.

Binaku dhe Gjimshiti luajtën titullarë në takimin kundër Skocisë, ndërsa Ndoj nuk u aktivizua nga trajneri Panuçi. Gjimshiti u zëvendësua gjatë sfidës kundër kombëtares skoceze, kurse Binaku luajti 90 minuta të plota.
Shtuar më 19/11/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori