Do të shitet apo jo Newcastle? Këtë javë vendoset gjithçka
Gjithcka do të vendoset këtë javë sa i përket shitjes së klubit të Neëcastle.

Lajmin e jep revista amerikane e biznesit "Forbes". Princi Salman ka ofruar 334 milionë euro për të blerë klubin anglez. Shanset që ai të blejë Neëcastke janë ’50-50’.

Në lidhje me këtë çështje ka patur kundërshtime të forta nga rrethe të ndryshme pasi Arabia Saudite konsiderohet një shtet që shkel të drejtat e njeriut, ndërsa princi Salman akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e gazetarit arab Xhamal Kashogi brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll në 2 tetor 2018.

Për më tepër, Salman akuzohet se ka vjedhur të drejtat e transmetimeve të top ligave evropiane përmes një kompanie ilegale në Arabinë Saudite.
Shtuar më 16/06/2020, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori