Doktori i Byernit: Guardiola bën gjithçka për të mashtruar të tjerët
Pëlqej
Doktori i klubit të Bayern Munichut, Hans-Wilhelmd Wohlfahrt, ka dhënë një deklaratë bombastike kundrejt teknukut spanjoll, Pep Guardiola, duke e quajtur atë si mashtrues .

Hans kishte dhënë dorëheqje nga Bayerni për shkak të një konfliki me trajnerin e atëhershëm të gjigantit gjerman, Pep Guardiolan, ka folur në autobiografinë e vet rreth asaj se cfarë kishte ndodhur vërtet.

"Unë e konsideroj Pep Guardiolan si një person me pak besim në veten e tij, i cili jeton me frikë të vazhdueshme, jo kundër humbjeve të mundshme, por para mundësisë së humbjes së pushtetit dhe autoritetit", tha fillimisht Wphlfahrt.

Problemet mes tyre kishin filluar qysh me ardhjen e Guardiolës në Bavari. Në seancën e tretë stërvitore, spanjolli i ishte ankuar Hansit se tre lojtarë ishin të lënduar dhe sipas diagnozave ata tashmë duhej të ishin kthyer në fushë. "Ai më tha në një ton agresiv," tha mjeku. "Guardiola më pa si një vartës që mund të kthehesha në çdo kohë", shtoi ai.

“E humba kontrollin plotësisht, i bërtita Guardiolës dhe e godita tavolinën saqë i bëra pjatat dhe gotat të dridheshin. Për herë të parë në karrierën time i bërtita dikujt. Nuk mund ta kuptoja sesi një trajner i cili ishte po aq i vjetër sa unë që kam vjet në këtë profesion nuk mund t’i kushtonte vëmendje përvojës sime”, ka shtuar ai.

Dita e tij e fundit në Bayern ishte ndeshja e parë kundër Portos, të cilën Bayerni e humbi 3-1 në transfertë, dhe pas të cilës Guardiola e fajësoi Muller-Wohlfahrt për humbjen, para lojtarëve.

Ditën pasuese, ai dha dorëheqje nga posti i drejtorit mjekësor të Bayernit, pas 38 viteve punë. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori