Doktori Leopoldo Luque, ka zbuluar se legjenda argjentinase
Diego Maradona është duke u shëruar pas operacionit në tru.
Maradona doli me sukses nga operacioni në tru, derisa është duke u shëruar në klinikën Buenos Aires.
Doktori personal i argjentinasit, Luque ka thënë se
Diego është duke u
përmirësuar çdo ditë.
"
Diego është duke bërë shumë më mirë. Është duke u
përmirësuar çdo ditë. Shërimi i tij është i pabesueshëm", tha ai.
Thuhet se doktorët janë duke provuar ta bindin ta lërë alkoolin anash, meqenëse është një ndër shkaktarët pse ka arritur në këtë gjendje.
Shtuar më 09/11/2020,
ora 11:08