Dokumentar për legjendën e Romës, nisin xhirimet me Francesko Tottin
Fillimisht u mendua si një serial televiziv mbi Francesco Tottin, por autobiografia "Un Capitano" do të bëhet një film dokumentar drejtuar nga Alex Infascelli.

Xhirimet e filmit me kapitenin legjendar të Romës sapo kanë filluar në rrugët e kryeqytetit italian.

Dokumentari është frymëzuar nga faktet e treguara nga Totti, në autobiografinë "Un Capitano", shkruar në bashkëpunim me gazetarin sportiv Paolo Condo, emër i njohur i "La Gazzetta dello Sport" dhe opinionist për "Sky Sport".
Shtuar më 23/05/2019, ora 19:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori