Dolën pozitivë me COVID-19, rezultati i testit të dytë të Djokovic dhe bashkëshortes (FOTO LAJM)

Novak Djokovic dhe bashkëshortja e tij Jelena Djokovic kanë rezultuar negativ me Covid-19, pas testit të dytë të kryer sot. Ky test vjen 9 ditë pas testit të parë, ku tenisti serb dhe bashkëshortja e tij dolën pozitivë me koronavirus dhe hynë në izolim.

Lajmi u publikua nga mediat serbe, që i referohen burime pranë tenistit, por vetë numri 1 në botë për meshkuj nuk ka dhënë asnjë deklaratë. Djokovic doli pozitiv gjatë turneut të “Adria Summer Tour” të organizuar prej tij, turne që u ndërpre menjëherë.

Pozitivë në atë turne dolën edhe tenistët Grigor Dimitrov, Borna Coric dhe Viktor Troicki, dy trajnerë dhe disa punonjës. Gjithsesi, Djokovic u vu në qendër të polemikave për organizimin e atij turneu, pasi nuk respektoi distancimin social në tribuna dhe në festën pas ndeshjeve.
Shtuar më 03/07/2020, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori