Dominante për 90 minuta, Kosova mposht minimalisht Gjibraltarit (VIDEO)
Kosova ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit 1:0 në “Fadil Vokrri”.

Golin e vetëm e shënoi Florent Hasani në minutën e 69-të.

Kosova hyri në këtë ndeshje me formacionin e dytë, ndërsa kontrolluan totalisht ndeshjen duke pasur një mori rastesh.

Edon Zhegrova pësoi lëndim dhe u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.

Pas kësaj ndeshje, Kosovën e pret ndeshja shumë e vlefshme ndaj Malit të Zi të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Shtuar më 10/10/2019, ora 20:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori