Dominim spanjoll në Jerez, Pedrosa dominon dhe fiton garën
Pëlqej
Dani Pedrosa fiton garën e MotoGP në pistën e Jerez. 31-vjecari e dominoi garën që nga xhiro e parë e deri tek e fundit, duke mos u kërcënuar për asnjë moment nga ndjekësit e tij më të afërt.

Vendi i dytë shkoi për pilotin tjetër të Hondas, Marc Marquez, i cili nuk arrit dot ta rivalizonte bashkombasin e tij dhe njëkohësisht shokun e skuadrës Dani Pedrosa.

I treti në renditje është Jorge Lorenzo, me Ducatin e tij që zhvilloi një garë të mirë. Një Pod i përbërë i gjithi nga spanjoll. Vazhdon kriza për Vinales, i cili nuk mundi dot të shkonte më shumë se sa vendi i gjashtë. Ditë për t’u harruar për pilotin italian të Yamahas, Valentino Rossi. Doktori i cili u nis nga vendi i 7, në fundin e 27 xhirove në pistën e Jerez, arriti të renditej i 10-i.
Shtuar më 07/05/2017, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori