Donnaruma tremb kuqezinjtë: Jam milanist, por e ardhmja ...
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Gianluigi Donnarumma dëshiron të qëndrojë te Milani, por e ardhmja e tij do të vendoset nga agjenti Mino Raiola. Pas dashurisë që shfaqi për stemën e Milanit në San Siro, talenti i kuqezinjve ka thënë këto fjalë:

“Unë shpresoj të qëndroj, sepse jam një milanist. Për rinovimin e kontratës do të mendojë menaxheri im”, ka thënë protieri i Milanit.

Ky është dhe problemi më i madh, pasi menaxheri i tij, kërkon një kontratë të mjaft të lart për 18-vjecarin, i cili kërkohet nga klube të mëdha, veçanërisht nga Juventusi, që e konsideron pasuesin e Buffon.

I ngacmuar për reagimin në përfundim të takimit me Juventusit, ku aludonte për favorizim të "Zonjës" nga gjyqtari, Donnarumma është shprehur se thjeshtë mbeti i befasuar nga humbja dhe se nuk ka asgjë me bardhezinjtë.
Shtuar më 20/03/2017, ora 12:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori