Donnarumma drejt largimit nga Milani, kuqezinjtë kanë 4 opsione për ta zëvendësuar
Gianluiggi Donnarumma pritet të largohet nga Milani në fund të sezonit kjo për shkak të politikës së re të klubit.

Milani po mendon që mos të ketë futbollist më të paguar se dy milionë euro në sezon dhe kanë kërkuar nga portieri ta zbret pagën e tij prej gjashtë milionë eurove neto.

Kjo gjë është refuzuar menjëherë nga portieri italian dhe agjenti i tij Mino Raiola që ka filluar të kërkojë një skuadër të re për të.

Milani është pajtuar më në fund që ta shes xhevahirin e tyre dhe synon që nga shitja e Donnarummas të fitojë rreth 50 milionë euro.

Rossonerët kanë katër portierë në listë ku njëri nga ta do të transferohet në verë në San Siro për ta zëvendësuar portierin italian.


Salvatore Sirigu duket më i arritshmi, pasi mund të merret për vetëm shtatë milionë euro nga Torino.

Gjithsesi emrat e tjerë në listën e Rossonerëve janë edhe Alex Meret i Napolit dhe Juan Musso i Udineses.


Alex Meret

Për të parin Napoli kërkon rreth 30 milionë euro, ndërsa argjentinasi Musso vlerësohet rreth 15 milionë euro.


Juan Musso

Emri i fundit në listën e kuqezinjve mbetet ai i Alessio Cragno të Cagliarit i cili është rikthyer nga një lëndim i rëndë.

25-vjeçari italian ka një vlerë prej 15 milionë eurove dhe pëlqehet më së shumti nga Pioli.


Alessio Cragno

Kuqezinjtë ende nuk kanë vendosur për zëvendësuesin e Donnarummas, por njëri nga katër emrat e lartpërmendur do të jetë pasardhës i shtatlartit italian në portën e Milanit.
Shtuar më 11/04/2020, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori