Donnarumma drejt Premier League, tre skuadra në sulm
Ginaluigi Donnarumma po studion mundësinë për transferimin në Premierligë gjatë afatit kalimtar të verës.

Milan shumë lehtë gjatë verës së vitit 2020 mund të humbas portierin Gianluigi Donnarumma.

Është Gazzetta dello Sport që raporton se italiani po shikon mundësitë për një kalim në futbollin anglez.

Portieri i ri që ka thyer shumë rekorde në futbollin italian, po kërkohet nga Manchester United, Manchester City dhe Everton, që tani për trajner ka Carlo Ancelottin.

Për Donnarumman, ka interesim edhe nga Franca, konkretisht nga PSG.
Shtuar më 19/03/2020, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori